SERIA A/ Rezultatet, Milan e Inter nuk dorëzohen

Rome - Një mundësi e mirë për arratisje i është dhënë Juventusit, por kuqezinjtë e Milanit nuk duan të dorëzohen. Trajneri Masimiliano Alegri thekson se nuk është i tronditur pas kësaj disfate dhe beson se Juventus nuk do të shkëputet. “Nuk është se luajtëm një ndeshje të mirë, - pranoi Alegri, - por kampionati është ende i gjatë, nuk do t’i hapim krahun Juventusit. Jam i sigurt se humbje të tilla na bëjnë mirë. Kjo sepse, në ndeshjet e fundit, edhe kur kemi fituar, nuk kemi luajtur shumë mirë”.
Milani u duk se e pati mundësinë për të kaluar në epërsi pasi iu akordua një penallti, vendim që më pas u kthye mbrapsht nga gjyqtari. Një tjetër ndalim për Milanin dhe mundësi për shkëputje për Juventusin. Milani gabon me të fortat, apo jo? E tregon Lacio, Juventus, Inter, Napoli, Udineze. “Për fat të keq statistikat janë këto, - thotë Alegri, - duhet të përmirësohemi në takimet direkte, në fund të fundit, këto mund të bëjnë diferencën”. Ndërkaq, trajneri i Interit, Klaudio Ranieri edhe mërzitet, por edhe kënaqet pas barazimit 4-4 me Palermon në “San Siro”. Një rast i madh i humbur për zikaltërit dhe trajneri i tyre pranon se jo gjithçka shkoi krejt mirë.
“Ndonjë gabim edhe e bëmë, - tha ai, - por, më vjen keq që Palermo shënoi 4 gola me 5 gjuajtje në portë”.
“Gjithsesi, kjo ndeshje ishte një sport i vërtetë reklame për futbollin, me dy skuadra që nuk u dorëzuan kurrë, - vazhdoi Ranieri, - në një fushë të tillë, lojtarët duhen përgëzuar për atë që bënë. Më vjen keq për Militon”. Diego Milito shënoi 4 golat e Interit, ndërsa Mikoli iu përgjigj duke shënuar 3 gola për Palermon.

Artikuj te Tjere:
Hamdi Salihit i është dashur pak kohë që të përshtatet me skuadrën e DC Junajtid dhe kampionatin amerikan, por në momentin që e ka bërë një gjë të tillë, ka arritur të gjejë rregullis
Futbolli në Shqipëri mbaroi ashtu siç nisi. Me të mirat dhe të këqijat, tashmë do të kemi katër skuadra që do të luajnë në kupat e Europës, të paktën njëra prej tyre, Tirana,
Wroclaw - Motorsporti regjistron një tjetër viktimë, pasi një garë e serisë Speedway, e cila po zhvillohej në qytetin e Wroclaw në Poloni  është kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit