KRYEBASHKIAKU/ Olimpiket 2012, Johnson: Makinat private, në shtëpi

Londër - Trafiku është një nga problemet me të cilat duhet të përballen organizatorët e Lojrave Olimpike Londër 2012. Kryeqyteti anglez hyn në listën e qyteteve me trafikun më të rënduar. Personat që jetojnë atje përballen shpesh me rrugë të bllokuara, ndërsa turistët e shumtë e kanë të vështirë të gjejnë taksi për të mos udhëtuar me autobusët e mbipopulluar gjatë orës së pikut.
Imagjinoni si do të jetë kur Londrës t'i shtohen mijëra sportistë me stafet e tyre, mijëra agjentë e sponsor, por edhe miliona tifozë nga e gjithë bota. Për këtë, kryebashkiaku londinez Boris Johnson ka kërkuar që të gjithë personat të përdorin transportin publik, si zgjidhjen më të sigurtë për të mbërritur në kohë në evenimentet sportive gjatë Olimpiadës. "I kemi shpjeguar Sepp Blatterit dhe anëtarëve të tjerë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar se mënyra më e mirë për të lëvizur në Londër gjatë lojërave është transporti publik. Unë personalisht do ta bëj këtë gjë",-ka thënë Johnson, duke ironizuar presidentin e FIFA-s, i cili vazhdon të jetë i urryer nga opinioni sportive anglez, pas dështimit të kandidaturës së këtij vendi për të marrë organizimin e Botërorit 2018.
Organizatorët e Londër 2012 kanë shpalosur dhe projektin e ri për trafikun gjatë kompeticionit më të rëndësishëm të sportit botëror. Më shumës e 200 autobuzë të tjerë do të shtohen në linjat urbane, ashtu si destinacionet e linjave të tramvait dhe metrove me impiantet që do të presin garat.

Artikuj te Tjere:
Hamdi Salihit i është dashur pak kohë që të përshtatet me skuadrën e DC Junajtid dhe kampionatin amerikan, por në momentin që e ka bërë një gjë të tillë, ka arritur të gjejë rregullis
Futbolli në Shqipëri mbaroi ashtu siç nisi. Me të mirat dhe të këqijat, tashmë do të kemi katër skuadra që do të luajnë në kupat e Europës, të paktën njëra prej tyre, Tirana,
Wroclaw - Motorsporti regjistron një tjetër viktimë, pasi një garë e serisë Speedway, e cila po zhvillohej në qytetin e Wroclaw në Poloni  është kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit