Futbollisti shqiptar Hamdi Salihi shkon nga Austria në Shtetet e Bashkuara. Ai do ti bashkohet skuadrës së D.C United, e cila ka përmbyllur kontratën me futbollistin, por ende nuk janë përmbyllur kushtet. Salihi ka shënuar 163 gola në 289 ndeshje profesionale.
"Ne jemi të kënaqur që kemi përfunduar një marrëveshje për të sjellë Hamdi Salihin në D.C United. Ne besojmkë se ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe duam ta shohim në fushë në muajin mars", thotë menaxheri i skuadrës, Dave Kasper në një njoftim për shtyp.
Salihi ka luajtur me skuadrën e Raipd Vjena me të cilën ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje. Ai e nisi karrierën e tij me skuadrën e Vllaznisë në Shkodër, në 2002.