KUPA/ Flamurtari kërkon fitoren në tavolinë

Vlorë - Flamurtari ka kërkuar zyrtarisht fitoren në tavolinë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e së martës kundër Skënderbeut, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Shefi i klubit vlonjat, Geri Çipi e ka mbështetur këtë pretendim në faktin se goli i dytë i skuadrës korcare ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa pas goditjes së arbitrit anësor, sfida duhej ndërprerë.
"Ishte një rast flagrant i dhënë nga një arbitër që nuk kishte aspak format fizike të një arbitri të superligës, i dërguar në një ndeshje të tillë sicc ishte Skënderbeu- Flamurtari. Pastaj goditja flagrante e arbitrit anësor me një çarje serioze në kokë, që nuk mund të zhvillonte më takimin dhe në bazë të rregullores, ndeshja automatikisht duhej ndërprerë. Nuk ka mundësi tjetër që kjo ndeshje të mos jepet Flamurtarit në tavolinë", tha  Geri Çipi, shef i klubit Flamurtari.
Një tjetër shfaqje e shëmtuar gjatë ndeshjes ishte dhe pasiviteti i Flamurtarit në minutat e fundit të ndeshjes. Sipas, Cipit skuadra qëndroi në fushë vetëm për të respektuar tifozët. "Absolutisht nuk kemi prishur ndeshjen, kemi luajtur për tifozat. Nga një vendim absurd të marr nga delegati jonë, jo nga arbitri i ndeshjes", tha Çipi.
Polemikat për ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari, e cila u mbull me rezultatin 4-1 pritet të vazhdojnë, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se sfida do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Disiplinës.

Artikuj te Tjere:
Tiranë - Ekipi i Partizanit pasi siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, nuk arriti të ngrejë kupën e titullit kampion të Kategorisë së Dytë. Ai u mund në finale nga ekipi i Pukës, Tërbun
Tiranë - Minuta e 109 i jep Tiranës Kupën e Shqipërisë, në një finale dramatike në "Qemal Stafa", të fituar 1-0 ndaj Skënderbeut. Për kampionët, trofeu duket i mallkuar, asnjëherë fitues
Kukës - Mijëra tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova kanë festuar kalimin e ekipit të Kukësit nga kategoria e fazës së parë në atë superiore. Festimet kan

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit