DEKLARATA/ Trukimet e ndeshjeve, FSHF nis hetimet në Shkurt

Tiranë - Drejtësia sportive shqiptare duke nisur nga Shkurti do të nisë menjëherë procesin e hetimeve për të gjitha trukimet në futbollin shqiptar. Kjo, falë skemës së re që Komiteti do t'i kalojë për miratim Asamblesë së futbollit. Dy komisione paralele do të merren direkt me çdo raport sinjalizues që vjen nga UEFA.
Vetë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Avokat Artan Hajdari në studion e emisionit SKANER KAMPIONAT, theksoi pikërisht skemën e menduar të të gjithë hetimit do të merret si Komisioni i Etikës, ashtu edhe një Task-Forcë e dytë paralele për çdo raport dhe indicie që vjen nga UEFA. "Ju premtoj që do të merremi shumë seriozisht. Asambleja, keni për ta parë që do të vendosë struktura stabile të cilat do të merren jo vetëm me problemet e etikës, të të gjithë atyre që janë subjektet pjesëmarrëse në garën sportive, por do të ketë edhe një strukturë e cila do të jetë paralele me këtë komisionin e etikës. Do të shohim se ç'emër do të vëmë, por në fakt e kemi të qartë që do të merret vetëm me hetimin e trukimeve",-tha Hajdari.
Sipas avokat Hajdarit, çdo raport që ka mbërritur deri më tani nga UEFA nuk përbën provë, por thjesht sinjalizon, dhe në këtë pikë, Komiteti do t'i kërkojë Asamblesë ngritjen e dy strukturave paralele për hetim direkt. Sistemi i ri i monitorimit të ndeshjeve nga UEFA, sinjalizon çdo federatë, në çdo moment, për ndeshje të veçanta të kampionatit kombëtar.

Artikuj te Tjere:
Tiranë - Ekipi i Partizanit pasi siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, nuk arriti të ngrejë kupën e titullit kampion të Kategorisë së Dytë. Ai u mund në finale nga ekipi i Pukës, Tërbun
Tiranë - Minuta e 109 i jep Tiranës Kupën e Shqipërisë, në një finale dramatike në "Qemal Stafa", të fituar 1-0 ndaj Skënderbeut. Për kampionët, trofeu duket i mallkuar, asnjëherë fitues
Kukës - Mijëra tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova kanë festuar kalimin e ekipit të Kukësit nga kategoria e fazës së parë në atë superiore. Festimet kan

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit