CHAMPIONS/ Barazon Reali, humb Çelsi

As 5 gradët nën zero nuk mjaftojnë për të thyer disa vlera. Reali i Madridit është një skuadër shumë e madhe për CSKA-në e Moskës dhe në fushë, gjithçka rrjedh sipas parashikimeve për 93 minuta. Por, në sekondat e fundit të kohës shtesë, skuadra

e Zhoze Murinjos pëson një gol të rastësishëm, me autor Vernblum dhe në ngricën e stadiumit “Luzhniki” gjithçka mbyllet në barazim 1-1. Një rezultat që i jep kuptim takimit të kthimit në 1/8-at e Champions League në “Santiago Bernabeu”. CSKA-ja i provoi të gjitha armët e saj, madje e nisi edhe mjaft mirë ndeshjen me tentativën e talentit rus, Shenikov në të 7-ën, që tremb Realin, megjithatë kur diferenca në fushë është kaq e madhe, nuk mund të pretendohet shumë. Madrilenët ishin më superiore pavarësisht dëmtimit të Benzema vetëm pas 14 minutave në fushë, ndërsa me aktivizimin e Higuain, Reali ngre ritmin e lojës, pavarësisht se kundërshtarët nuk linin shumë hapësira. Tentativat e sulmuesit argjentinas dhe Kheidiras në të njëjtin aksion, janë sinjali i golit të spanjollëve. Ndeshja zhbllokohet në të 28-ën, pas gabimit të një lojtari modest dhe klasit të një kampioni të madh. Tosiç largon keq harkimin e Koentraos dhe Kristiano Ronaldo lëshon një të majtë që nuk i lë shpëtim portierit Çepçugov.  Pavarësisht lojtarëve me cilësi të mira teknike, rusët nuk arrijnë të reagojnë, ndërsa Reali administron mirë avantazhin, madje ka edhe rastin të dyfishojë rezultatin me Kristiano Ronaldon. Por, goli i falur nga ylli portugez në të 84-tën është episodi që ndëshkon madrilenët. Skuadra e Murinjos e festoi përpara kohe fitoren dhe u ndëshkuan në kohën shtesë. Edhe pse barazimi 1-1 duket se nuk e kompromenton rrugën e Realit në Champions League, ai i jep një farë peshe takimit të kthimit, ndërsa CSKA-ja e Moskës arrin një barazim prestigji.
Napoli -Çelsi
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se gabimet individuale po e shkatërrojnë sezonin e tyre. Blutë u mposhtën 3-1 në Sao Paolo Stadium me David Luiz që reagoi dobët në golin e dytë të Ezequiel Lavezzit. “Ne e dimë se ai (Villas-Boas) vazhdon të punojë fuqishëm për ne. Ai përgatitet çdo ndeshje me 100 për qind përkushtim dhe e vlerësojmë këtë. Por nëse keni lojtarë në fushë të cilët bëjnë gabime, ai nuk mund të ndihmojë në këtë gjë”, ka thënë Cech.

 

Artikuj te Tjere:
Aleks Oksleid-Çambërlein ishte grumbullimi surprizë për Euro 2012, ndërsa Rio Ferdinand ishte sakrifica më e madhe e listës prej 23 lojtarësh të Anglisë që u publikua nga Roi Hodgson. Ish-k
Legjenda do të jetë i detyruar të dalë nga dera e pasme dhe me kokën ulur. Keni Dalglish është shkarkuar si trajner i Liverpulit nga pronarët amerikanë të klubit anglez, edhe pse bëhet fjal
Manchester City Me një fitore të vështirë “in extremis” ndaj Queens Park Rangers, 3-2, Manchester City ka arritur që pas 44 vjetësh të shpallet kampion i Anglisë në futboll.

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit