SPANJE/ Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, në mbrëmje Valencia- Barcelona

Valencia - Barcelona do të zbresë sot në mbrëmje në fushën e Valencias për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit në Spanjë, trofe ky që mund të shpëtojë sezonin e skuadrës së Pep Guardiolës, që i është larguar titullit kampion pas barazimit të fundit në kampionat. Formacioni kataluanjas eliminoi në çerekfinale rivalët e përjetshëm, ndërsa shihet si favorit për të fituar Kupën. I bindur për këtë është dhe trajneri Guardiola.
"Është e drejtë që na shohin si pretendent, pasi larguam Realin. Por kjo nuk dotë thotë se e kemi fituar trofeun. Do të luajmë kundër Valencias, një skuadër e fortë, pastaj në futboll gjithçka mund të ndodhë"- ka thënë Guardiola, i cili më pas ka lënë të hapur dyert e merkatos.
Dëmtimi i gjatë i David Villa dhe më pas problemet fizike për Sanchez dhe Iniestën e kanë detyruar klubin spanjoll të mendojë për përforcime. "Po mendojmë për një ose dy blerje. Kemi patur shumë probleme javët e fundit si pasojë e ngarkesës së madhe që ka skuadra. Do të vlersojmë alternativat e mundshme, por për momentin nuk mund të jap emra"- ka përfunduar trajneri i Barcelonës.
Gjithsesi, mediat spanjolle kanë zbuluar objektivat e merkatos të klubit kataluanjas, i cili kërkon të afrojë tranferimin e talentit brazilian Neymar ose sulmuesin hollandez të Arsenalit, Robbin Van Persie.

Artikuj te Tjere:
Aleks Oksleid-Çambërlein ishte grumbullimi surprizë për Euro 2012, ndërsa Rio Ferdinand ishte sakrifica më e madhe e listës prej 23 lojtarësh të Anglisë që u publikua nga Roi Hodgson. Ish-k
Legjenda do të jetë i detyruar të dalë nga dera e pasme dhe me kokën ulur. Keni Dalglish është shkarkuar si trajner i Liverpulit nga pronarët amerikanë të klubit anglez, edhe pse bëhet fjal
Manchester City Me një fitore të vështirë “in extremis” ndaj Queens Park Rangers, 3-2, Manchester City ka arritur që pas 44 vjetësh të shpallet kampion i Anglisë në futboll.

Add comment


© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit