Tiranë - Sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për emergjencat shëndetësore, në zonat e bllokuara nga bora janë kryer 85 misione nga ajri dhe 103 nga toka, ku janë shpëtuar jetët e afro 200 pacientëve në gjendje të rëndë. Drejtori i Politikave
pranë kësaj ministrie, Pëllumb Pipero tha se edhe shpërndarja e medikamenteve është shtrirë në 96 komunat më problematike.
Kukësi dhe rrethinat e tij dy ditët e fundit kanë kërkuar sasi më të madhe mediakamentesh dhe grosistët kanë ndihmuar me paketa të tjera me ilace. Po kështu për të parandaluar cdo të papritur, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar edhe paketa të tjera shtesë me medikamente pothuajse në cdo qark.