MOTI/ Dy emergjenca, ndihmë nga ajri

Shkodër - Dy emergjenca shëndetësore në zonat e bllokuara nga bora në qarkun e Shkodrës, kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve për t’u transportuar nga ajri. Një grua shtatzënë nga fshati Gjon i komunës Pult dhe një 38- vjeçare në gjëndje të rënduar shëndetësore, nga zona e Qafës së Bordolecit në Këlmend, janë transportuar nga helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Shtabit të Emergjencës së prefekurës së Shkodrës, vazhdon puna për zhbllokimin e akseve rrugore. Në aksin Pukë-Qafë Mali, ka reshje shiu, temperaturat janë të ulëta dhe ka ngrica. Rruga është hapur dhe kalohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Mali-Qafë Shllak ka reshje shiu. Temperaturat janë të ulëta dhe ka ngrica. Rruga është e bllokuar nga orteqet, por puna po vazhdon me intensitet, ndërsa kanë arritur deri tek Uji i Ftohtë, (10 km). Lartësia e borës arrin deri në 4 metra.
Në Qafë Mali – Fierz, ka reshje shiu. Temperaturat janë të ulëta dhe ka ngrica. Rruga është e bllokuar nga orteqet. Puna po vazhdon me intensitet dhe kanë arritur deri në Mzi, (37 km). Është hapur rruga e Qelzës dhe është hapur 1/3 e rrugës së Iballës. Ndërkaq, ka filluar puna për zhbllokimin e segmentit  në Vermosh – Doganë Bashkim, i cili  lidh Vermoshin me Plavën dhe Gucinë, 8 km.

Artikuj te Tjere:
Tiranë  - Duke folur në konferencën me temë "Gjuha Angleze dhe Sistemi Arsimor - Një mundësi e re", Kryeministri Sali Berisha tha se, duhet një cilësi më e mirë në dhënien  e gju
Tirane - Sot në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual,transeksual) kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën për paradën e ty
Tiranë - Shqipëria renditet e 29-ta për standardet e kujdesit shëndetësor, duke lënë pas Maqedoninë, Serbinë, madhe dhe dy vendet e BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sipas Euro Health Consum

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit