Has - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka qenë sot në komunën Golaj të rrethit të Hasit. Gjatë takimit me autoritetet vendore, ai tha se do të jepen fonde të tjera për njësitë e qeverisjes vendore për hapjen e rrugëve për komunat më të largëta.
Ai kërkoi që të pastrohen çatitë e shtëpive nga dëbora për të evituar rrëzimin e tyhre, ndërsa kërkoi nga njësitë vendore të ndihmohen edhe të moshuarit të cilët jetojnë të vetëm. Është punuar me përkushtim maksimal për të mundësuar komunikimin rrugor, tha Nishani.