Tirane - Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së foli për situatën e krijuar nga dëbora në vend. Në nisje të fjalës së tij kryeministri falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin në përballimin e një situate të paprecedentë në 27 vitet e fundit.
Ai tha se ky ka qenë operacioni i emergjencës më masiv në historinë e vendit i shtrirë në Alpet e Veriut deri në Vargmalet e Juglindjes së vendit.
“Dua të theksoj këtu se në një kohë rekord janë realizuar lëvizje dhe heqjen e miliona metër kub dëborë nga rrugët e këtyre qarqeve. Në10 ditëshin e dytë të shkurtit kanë qenë të bllokuara mbi 5 mijë km rrugë kombëtare e rurale dhe shumë komuna kanë qenë të bllokuara nga reshjet intensive të dëborës” –tha Berisha
Kryeministri tha se në nga operacionet jënë zhbllokuar në tërësi të gjitha akset kombëtare rrugore në të gjithë vendin, janë zhbllokuar 4 mijë km rrugë në rrethe, janë nxjerrë nga izolimi rreth 90 komuna dhe bashki, ndërsa janë në izolim komunat e Shalës, Shoshit, Vermoshit, Pultit, Temalit, Lekbibajt, Grykëcajes, Reçit, Selishtës, Arrenit, komuna këto të qarkut të Dibrës dhe të Kukësit dhe disa komunat të Gramshit. Një javë më parë theksoi kryeministri ishin 800 mijë banorë të bllokuar, ndërsa sot janë 15 mijë banorë të bllokuar.
Ndërkohë berisha nënvizoi se nuk është prekur asnjë lek nga fondi për mirëmbajtjen e rrugëve komunale, pasi gjithçka është bërë me fondin prej 12 milionë dollarësh të akorduar nga qeveria për situatën e emergjencës.
Në të gjitha komunat janë dërguar ndihma ushqimore e medikamente, ndërsa ka patur rreth 79 urgjenca me helikopter. Ekipet e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes kanë bërë fluturime në situata më të vështira dhe kanë ndihmuar të sëmurët kudo ndodheshin, ndërsa janë marrë mas aedhe për pastrimin e çative
Gjithashtu kryeministri garantoi banorët e zonave në vështirësi që puna do të vazhdojë pavarësisht vështirësive që hasen dhe se nuk ka asnjë pengesë që të jenë pranë tyre. Ndërkaq sipas meteorologes Lajda Porja, pozitiv mbetet fakti që rritja e temperaturave do të jetë graduale dhe nuk do të ketë reshje shiu, të cilat do të ndikonin në shkrirjen e menjëhershme të dëbores. Rritja e temperaturave ka filluar që ditën e dielë dhe aktualisht temperatuart janë në vlerat pozitive në zonat bregdetare ndërkohe që në zonat malore shkon deri në -3gradë -4gradë C. Dhjetë ditët e fundit të muajit shkurt do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Franca ndihma për zonat e bllokuara
Franca ka akorduar një shumë prej 10 mijë euro për një nga zonat më problematike të Shqipërise nga reshjet e dëborës, Librazhdin. Ndihma më ushqime dhe ilaçe për banorët e izoluar janë shpërndarë në të gjithë qarkun e Elbasanit .