RINOVIMI/ Trajnimi, restaurohen objekte qelqi

Tiranë - Një hinkë qelqi për bankete ceremoniale e shekullit të tretë për herë të parë është restauruar nga specialistët shqiptarë. Kjo është bërë e mundur pas një projekti të UNESCO-s për trajnimin e disa specialistëve të Institutit të Monumenteve, nga profesorë të huaj për restaurimin e qelqit dhe metalit. Qindra objekte të tilla kanë pritur prej vitesh restaurimin, pikërisht për shkak të mungesës së përvojës.
"Deri momentalisht ne nuk kishim ndërhyrë ndonjëherë në objekte si të gurit, që e bëmë vjet kursin për konservimin e objekteve të gurit, po bëjmë objektet arkeologjike prej qelqi dhe metali. Më përpara nuk kishim pasur një eksperiencë të këtij lloji, kjo është hera e parë", thotë Edlira Çaushi, koordinatore e projektit. "Ky objekt prej metali ishte shumë i degraduar. Na u deshën 2 javë vetëm për të pastruar mbi 100 copa të vogla dhe puna më e vështirë është ti bashkojmë këto pjesë, megjithatë mendoj se të gjithë restauratorët, edhe ata që nuk e njihnin fare këtë proces janë përshtatur shumë mirë, madje kanë shfaqur shumë interes", tha restauratorja Cristina Passeri.
Laboratori i Restaurimit pranë Institutit të Monumenteve është i vetmi që prej tre vitesh zotëron kushte bashkohore të procesve të restaurimit. I vetmi problem ka qënë mugesa e punonjësve të specializuar. "Kjo është një eksperiencë e munguar dhe është një oportunitet shumë i mirë që na jepet për konservimin e këtyre objekteve. Jo vetëm për eksperiencën e profesorëve italianë, që është një eksperiencë shumë e mirë në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore po dhe në materialet e reja që ne po përdorim", tha Çaushi. Pas trajnimit të punonjësve, ky laborator po me mbështetjen e UNESCO-s, do të kthehet në një shkollë ballkanike të restaurimit.

Artikuj te Tjere:
Tiranë  - Duke folur në konferencën me temë "Gjuha Angleze dhe Sistemi Arsimor - Një mundësi e re", Kryeministri Sali Berisha tha se, duhet një cilësi më e mirë në dhënien  e gju
Tirane - Sot në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, anëtarë të komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksual,transeksual) kanë zgjedhur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën për paradën e ty
Tiranë - Shqipëria renditet e 29-ta për standardet e kujdesit shëndetësor, duke lënë pas Maqedoninë, Serbinë, madhe dhe dy vendet e BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sipas Euro Health Consum

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit