Kukës - Ndonëse situata e motit po vjen në përmirësim, shumë fshatra vazhdojnë të jenë të izoluara në prefekturën e Kukësit, por edhe ne zonën e Tropojës. Kukësi ka edhe numrin më të mëdha të fshatrave të izoluar nga bora. Nga aeroporti i Kukësit,
ku është ngritur edhe Task Forca e ushtrisë për operacionet në terren, cdo ditë shkojnë ndihma për banorët jo vetëm më rrugë tokësore, por edhe në rrugë ajrore.
Terreni i vështirë e bëri të pamundur tentativën e parë të pilotëve? Pak minuta më vonë, ata arritën të transportojnë të sëmurin, për në spitalin e rrethit,ku prej shumë ditësh, në ndihmë të mjekëve vendas, janë edhe 4 mjekë të Spitali Ushtarak. Forcat e armatosura kanë realizuar mbi 20 emergjenca shëndetësore,nga toka dhe ajri për të shpëtuar jetën e të sëmurëve në fshatrat e izoluar.
"Janë përballuar 20 emergjenca shëdetësore, 12 prej të cilave me mjete tokësore, dhe 8 me mjete ajrore. Zonat ku kanë operuar forcat e Armatosura, ka qenë e pamundur angazhimi i strukturave të tjera të pushtetit lokal. Gjithashtu, forcat e armatosura kanë operuar në shpërndarjen e ndihmave ku janë shpërndarë 12 ton ushqime me mjete tokësore, dhe 200 pako me fluturime ajrore në zonat ku ka qenë e pamundur", thotë Muharrem Tocilla, komandant Task Forca, FA ne Kukës.
Mijëra ton ndihma ushqimore, medikamente shëndetësore janë shpërndarë që prej datës 5 shkurt, në zonat e izoluara nga bora në rrethin e Kukësit.