Tiranë - Fëmijët e paregjistruar do të regjistrohen tani nga policia dhe nënpunësit e gjendjes civile. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një intervistë shpjegon se tashmë çdokush që ka një fëmijë të paregjistruar për arsye te ndryshme,
do të shmangë procedurat gjyqësore dhe do të rregjistrohet pasi të ketë plotësuar disa formular në polici dhe gjendjen civile.
"Është një akt totalisht në përputhje me frymën dhe përmbajtjnen e ligjit të gjendjes civile që kërkon kur s'imponon që gjithkush i lindur nga prindër shqiptar, që duhet të gëzojë të drejtën e shtetësisë të jetë i regjistruar. Pra, synon që ata fëmijë ose shtetas që gjendet dhe është i paregjistruar, automatikisht regjistrohet. Përcakton më shumë se kaq, dhe një skemë të konsoliduar nga pikëpamja administrative dhe edhe rregullat e bashkëpunimit, mënyrën e bashkëpunimit, kohën midis institucioneve në këtë rast të policisë së shtetit dhe ato të pushtetit lokal", tha Ferdinant Poni, zv.minisër i Brendshëm.
Poni sqaron se kjo urdhërese e Ministrisë së Brendshme, bëhet për të përsosur jo vetëm sistemin e gjëndjes civile,por edhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Shqetësimi për fëmijë ende të paregjistruar në regjistrat e gjendjes civile është konstatuar jo vetëm nga Ministria e Brendshme, por edhe nga OJF. /AS/