PS/ Tahiri - Zela, në garë më 3 mars për kreun e Tiranës

Tirane - Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur mbrëmjen e djeshme si kandidat për degën e Tiranës, Saimir Tahirin dhe Ilir Zelën. Vendimi është marrë dje në unanimitet pas diskutimeve të shumta. Në mbledhjen e Kryesisë, që zgjati për më shumë se 4 orë, sekretari Organizativ Blendi Klosi, ka informuar mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të Partisë Socialiste duke u përqendruar në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme.
“Zoti Klosi i propozoi Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e partisë në Tiranë në datën 3 Mars ku do të kandidojë Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë procesit zgjedhor në PS brenda datës 15 Mars. Këto propozime u miratuan nga Kryesia e Partisë Socialiste”, – njoftoi dje në mbrëmje zyra e shtypit të PS-së. Ndërkohë, ky forum caktoi një grup pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e Kryesisë Eglantina Gjermeni për të konceptuar një projekt që do i serviret Kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas.

Artikuj te Tjere:
Uashington - Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh p
Amsterdam - Deputetët e partisë D66 në Holandë i kanë kërkuar shpjegime ministrit të jashtëm Uri Rosenthal lidhur me diskutimin që është hapur në Shqipëri për mbështetjen e homoseksual
Sarandë - Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi ishin shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu të Policisë së Qarkut të Vlorës,

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit