PD/ Bulku: Presidentit i doli gënjeshtra

Tirane - Partia Demokratike ka reaguar sot mbi publikimin e informacioneve nga “Shekulli” lidhur me ftesën për Presidentin Bamir Topi në përurimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë me 17 shkurt. Rajmonda Bulku, deputete e PD-së, është shprehur se “Sot shtypi i shkruar ka denoncuar si gënjeshtar Presidentin e Republikës për të ashtuquajturën “ftesë të munguar” në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë”.
Sipas deputetes së PD-së, Topi gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit është kapur shpesh herë duke gënjyer. “E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat u’a kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si “ish-kooperativist”. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e “lustracionit” nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Artikuj te Tjere:
Uashington - Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh p
Amsterdam - Deputetët e partisë D66 në Holandë i kanë kërkuar shpjegime ministrit të jashtëm Uri Rosenthal lidhur me diskutimin që është hapur në Shqipëri për mbështetjen e homoseksual
Sarandë - Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi ishin shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu të Policisë së Qarkut të Vlorës,

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit