EDI RAMA/ Shqiperia, peng nga një sekretar i Enverit

Tirane - Kreu i PS-se, Edi Rama e ka quajtur te turpshem sulmin qe kryeministri Sali Berisha i ka bere opozites, teksa mbajti fjalen ne kujtim te 20 shkurtit 1991. “E turpshme qe 21 vjet pas rrezimit te monumentit te diktatures sulmohet egersisht opozita teksa vendi lengon mes krizash te keqqeverisjes”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.
Rama thekson me tej se askush nder ata qe rrezuan monumentin e Enverit s’e imagjinonte dot qe 21 vjet me vone Shqiperia do mbahej peng nga nje sekretar i Enverit. Sipas tij, pushteti me i korruptuar ne historine tone eshte turpi i gjalle i shkeljes mbi te gjitha endrrat e shpresat qe sollen rrezimin e monumentit.
“Sot kur Shqiperia vuan krizen e menaxhimit te emergjences KM organizon festa e karnavale me shpinen e kthyer nga mijera familje te bllokuara”- shkruan ai. Berisha, deklaroi gjate ceremonise se hapjes se pavijonit te Terririt Komunist ne Muzeun Historik Kombetar, se pasardhesit e bunkerit te shembur 21 vite me pare kane uzurpuar sot kreun e opozites.

Artikuj te Tjere:
Uashington - Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh p
Amsterdam - Deputetët e partisë D66 në Holandë i kanë kërkuar shpjegime ministrit të jashtëm Uri Rosenthal lidhur me diskutimin që është hapur në Shqipëri për mbështetjen e homoseksual
Sarandë - Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi ishin shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu të Policisë së Qarkut të Vlorës,

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit