PERKUJTIMI/ Rënia e bustit, Berisha: Etërit e komunizmit kanë pushtuar PS

Tiranë - Etërit e komunizmit kanë pushtuar opozitën. Kështu është shprehur shefi i qeverisë Sali Berisha në pavijonin e terrorit komunist që u hap sot në Muzeun Historik Kombëtar. Në 21-vjetorin e rënies së bustit të Enver Hoxhës, Berisha tha se kjo datë ishte gjunjëzimi i diktaturës. Ai akuzoi opozitën duke u shprehur se interesi i tyre është doktrina e etërve se sa interesi i vendit dhe i qytetarëve shqiptarë.
"Ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe nuk janë rikthyer dot në bllok,  po e vërteta është se ka rikthyer bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë apo zotërinj bllokuan për dy vite me radhë procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, doktrina e etërve të tyre është për ta dhjetë herë më parësore se sa interesi i qytetarëve shqiptarë, se sa interesi i vendit. Në histori  këta nuk janë të parët që kanë synuar të devijojnë kombin nga vokacioni i tij shpirtëror perëndimor, por edhe këta si të gjithë paraardhësit e tyre do të kenë dështimin e merituar", u shpreh Berisha.

Artikuj te Tjere:
Uashington - Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh p
Amsterdam - Deputetët e partisë D66 në Holandë i kanë kërkuar shpjegime ministrit të jashtëm Uri Rosenthal lidhur me diskutimin që është hapur në Shqipëri për mbështetjen e homoseksual
Sarandë - Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi ishin shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu të Policisë së Qarkut të Vlorës,

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit