LETRA/ Presidenca sqaron mungesë e Topit në Ambasadën e Kosovës

Tirane - Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore të paraqitura ditët e fundit nga disa media vizive e të shkruara, Zyra e Protokollit të Presidentit të Republikës, sqaron publikisht dhe zyrtarisht për herë të parë se: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesë për në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel ‘Sheraton’ ditën e premte, më 17 shkurt 2012.
Në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën. Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, Presidenti i Republikës ka qenë i përfaqësuar si në ceremoninë e përurimit të Ambasadës, ashtu edhe në pritjen në Hotel ‘Sheraton’ nga këshilltarët e tij, të cilët i kanë përcjellë Kryeministrit Thaçi, Zëvendëskryeministrit Pacolli, Ministrit të Jashtëm Hoxha dhe përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës urimet më të përzemërta në emër të Kreut të Shtetit shqiptar.

Artikuj te Tjere:
Uashington - Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, presidenti Bamir Topi, u shpreh sot se pasardhësi i tij duhet të jetë konsensual dhe jo nga radhët e maxhorancës. Topi u shpreh p
Amsterdam - Deputetët e partisë D66 në Holandë i kanë kërkuar shpjegime ministrit të jashtëm Uri Rosenthal lidhur me diskutimin që është hapur në Shqipëri për mbështetjen e homoseksual
Sarandë - Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Sarandës, pasi ishin shpallur në kërkim. Burimet zyrtare nga uniformat blu të Policisë së Qarkut të Vlorës,

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit