Diber - Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur sot Qarkun e Dibrës për të monitoruar situatën e krijuar prej reshjeve. Kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer
këtë gjendje të vështirë.
Berisha theksoi se qeveria është e përgatitur për të përballuar këtë situatë të vështirë, të krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës. Kryeministri ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll ndërsa gjeti rastin të vlerësojë punën e bërë nga institucionet. Berisha deklaroi se po punohet pa ndërprerje për të hapur të gjitha rrugët, në zonat e bllokuara nga dëbora.