Tirane - Në Twitter, kryetari i opozites Edi Rama e ka konsideruar një bllof fjalimin e kryeministrit Berisha para të rinjve. "Fjalë e kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqërinë tonë.
Ora e ndryshimit troket fort" - shkruan Edi Rama në profilin e tij në internet.
Ndërsa në lidhje me fjalën e shefit të qeverisë për rritjen e numrit të studentëve dhe universiteteve, Rama shprehet: “Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore është për vit e më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë”.