ITALI/ Arrestohet Çaushi persekutonte ish të fejuarën

Rome - Më 5 janar lajmi i ditës në Noventa Padovana ishte plagosja me pistoletë e 33-vjeçarit Dritan Çaushi nga pensionisti Paolo Meneghetti. Sipas rindërtimit të ngjarjes, Çaushi nuk pranonte përfundimin e historisë së dashurisë me ish të fejuarën

e tij e për këtë arsye i ish  qepur asaj e të moshuarit për të cilin ajo punonte si bashkëpunëtore familjare. Mbrëmjen e 5 janarit Çaushi është paraqitur për të disatën herë poshtë pallatit të Meneghettit, krejtësisht i dehur, dhe ka marrë me grushte një Toyota Yaris, e Livio Melchiorit, një mik i Meneghettit, që me të parë ç’po ngjante ka shkuar drejt makinës për të ndaluar 33-vjeçarin. Kanë nisur të zihen, por duke qenë Çaushi më i ri, e ka vënë poshtë. Në këtë çast ka zbritur nga shtëpi e tij edhe Meneghetti i armatosur me pistoletë që ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit. Plumbi, i ka hyrë në vithe dhe i ka dalë në bark.
Por sot duket se Çaushin nuk e ka sprapsur as plumbi. Tani që është më mirë me shëndet është kthyer sërish poshtë pallatit ku jeton Meneghetti dhe ish e fejuara për të vazhduar avazin e kërcënimeve. Por këtë herë, kur e pa në derë të shtëpisë, 66-vjeçari nuk mori armën por u telefonoi menjëherë karabinierëve që pa u menduar dy herë i vunë prangat Çaushit dhe e kanë mbyllur në burgun Due Palazzi të Padovës. Për mosrespektim të urdhëresës së gjykatësit për hetimet paraprake që i ndalonte t’i afrohej nën 100 metra ish të fejuarës dhe Meneghettit dhe për akte persekutuese.

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit