Kukes - Pas me shume se një muaj e gjysme izolimi te plote, mbrëmjen e se martës është hapur rruga nacionale qe lidh Shishtavecin me Kukesin. Banoret e kësaj komune edhe pse te mësuar me bllokimin e rrugës çdo dimër, këtë vit u vunë ne vështirësi
te mëdha nga izolimi i gjate. Dëbora ne këtë fshat është ne lartësinë e dy metrave dhe nuk parashikohet te shkrije para muajit maj.
Por ndërsa Shishtaveci i shpëtoi izolimit, banoret e komunave te tjera ne Gryken e Vanave, si Zapod e Topojan po përballen me probleme te shumta pasi u kane mbaruar rezervat ushqimore. Për shkak te terrenit malor dhe mungesës se infrastrukturës, drejt këtyre zonave udhëtohet me vështirësi edhe ne vere. Ndërkohë, ne krahun tjetër ne komunën e Bushtricës është hapur rruga qe lidh këtë komune me Kukesin dhe banoret janë nisur drejt qytetit për tu furnizuar me ushqime. Por te izoluara tërësisht ne qarkun e Kukesit mbeten edhe Gryke Çaja, komuna Kalis, Arrën e Lekbibaj. Ne qarkun e Shkodres pa asnjë lidhje me qendrat e rrethit janë gjashte komuna, ne Dibër komuna Selishte por dhe dhjetëra fshatra si ne veri dhe juglindje te vendit.