Tirane - Kryeministri Sali Berisha në mbledhje qeverie kërkoi një minutë heshtje në nderim të heroit Feti Vogli i cili raq në krye të detyrës në Afganistan. “Kapiteni Feti Vogli ra si burrat në krye të detyrës në një mision sa njerëzor dhe hyjnor për paqen.
Rënia e kapitenit në detyrë shton detyrimin tonë për të bërë gjithçka për paqen në këtë vend, i cili ka një rëndësi të veçcantë për sigurinë në Evropë dhe botë” – u shpreh kryeministri, ndërsa i uroi shërim të shpejtë Aleksandër Pecin”
Pritet të mbërrijë sot në atdhe trupi i ushtarakut shqiptar Feti Vogli, të vrarë para dy ditësh në Afganistan. Kapiteni shqiptar, i cili ishte pjesë e misionit paqeruajtës Eagle 4, u sulmua ndërsa ishte në një mision patrullimi.Trupi i pajetë i heroit mbërrin sot në Tiranë, ku edhe do të kryhen nderimet e rastit. Homazhet do të zhvillohet në Shtëpinë qendrore të Ushtrisë, ndërsa trupin i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.