OLLI/ Rrugët, OK, vazhdojnë operacionet e ndihmës

Tirane - Situata emergjente e shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Njoftimi erdhi nga kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, i cili u shpreh se tashmë puna është përqëndruar në dy aspekte “për të bërë të mundur hapjen e rrugëve komunale dhe rurale, që të lidhen komunat me qendrat, dhe në trajtimin e të gjitha nevojave emergjente të banorëve të zonave problematike”
Ai tha se gjatë gjithë ditës ka pasur disa operacione për furnizimin e banorëve në nevojë me ushqime dhe medikament, si dhe në transportimin e personave në nevojë.“Po punohet në ato akse nacionale të cilat janë në zonat më të rrezikuara, në zonat me risk më të lartë, siç është pjesa e Pukës, Tropojës dhe Kukësit. Rrugët rurale janë absolutisht të hapura deri në këto momente, po punohet në mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre”- tha Olli.
Në qarkun e Korçës situata është normale, të gjitha akset janë të hapura, ku sipas Ollit, ka një vështirësi të vogël  në komunën e Lekasit. Në rrethin Kolonjës, problematikë paraqesin, Çlirimi dhe Novosela, ku duhen përdorur zinxhirë. Në qarkun e Lëzhës vazhdojnë të jenë të bllokuara vetëm tri komuna, ndërsa në Elbasan nuk ka asnjë komunë të bllokuar.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, Olli tha se “nuk kemi pasur problematikë të rënduar, OST dhe CEZ kanë raportuar se nuk ka patur situatë të rënduar në këtë aspekt.” Ai tha se të gjitha strukturat e shtetit janë të përgatitura dhe në gadishmëri për trajtimin e të gjitha nevojave emergjente të banorëve.

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit