DEKLARATA/ Imami-Arvizu: Solidaritet me familjaret e komandove

Tirane - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Imami deklaroi se SHBA solidarizohet me këtë humbje tragjike, ndërsa shtoi se Kapiten Feti Vogli

ra në krye të detyrës, sic bien trimat shqiptarë.
“Shpresoj që do ta kapërcejmë këtë humbje tragjike. Ambasadori Arvizu përcolli solidarizimin e SHBA dhe mbështetjen e popullit amerikan për këtë humbje tragjike. Sigurisht që i urova shërim të shpejtë për ushtarët amerikanë të plagosur gjatë sulmit”, tha Imami. Ministri Imami tha më tej se, humbja e komandos Vogli është edhe çmimi që Shqipëria duhet të paguajë për të siguruar paqen e sigurinë e saj.
“Kapiten Feti Vogli luftoi me përsosmëri dhe profesionalizëm, ra në në krye të detyrës. Kapiten Fetiu dha jetën si trim, sic vdesin burrat shqiptar, si hero. Ky është çmimi i shtrenjtë që populli shqiptar paguan për lirinë, paqen dhe sigurinë e tij”, tha Imami.
Arvizu: Ofrojmë mbështetje për familjet e dy komandove
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu deklaroi se qeveria e SHBA-ve dhe populli amerikan gjenden pranë familjeve të kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peci. “Unë sot kam pasur nderin që të takohem me famljen e kapiten Voglit dhe Nëntetar Pecit. Në emër të qeverisë amerikane dhe popullit amerikan ofruam para së gjithash mbështetjen tonë për familjet dhe për ata burra kurajozë që drejtohen nga gjeneral Gjunkshi.”-deklaroi ambasadori. Ambasadori Arvizu theksoi domosdoshmërinë që në këto momente të vështira të bashkohen forcat në mbështetje të misionit të përbashkët që Shqipëria ka në Afganistan më forcat amerikane. “Sot gjendemi këtu me emocione të përziera, nga njëra anë e kemi zemrën të rrënuar nga humbja e Kapiten Voglit dhe plagosja e Nëntetar Pecit, por gjithashtu janë të mbushura me krenari të madhe për këta ushtarakë.”- deklaroi zoti Arvizu.

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit