SULMI/ Vetevendosja telegram ngushellimi

Prishtine - Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli dhe plagosjen e rëndë të Nëntetarit Aleksandër Peçit, të cilët po shërbenin në Kandahar të Afganistanit, në kuadër të forcave paqeruajtëse të Aleancës Veriatlantike (NATO).

Ata po përpiqeshin t’i siguronin paqe një vendi të shkatërruar nga lufta dhe konfliktet e brendshme, por që ka aq shumë nevojë për paqe dhe zhvillim.
Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime familjes së kapitenit të rënë në Afganistan.
Ngushëllimet tona të sinqerta ia përcjellim edhe Presidentit Bamir Topi, qeverisë, të gjitha institucioneve të mbrojtjes dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu i urojmë shërim të shpejtë, Nëntetarit Aleksandër Peçi, nga plagët e rënda.

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit