Tirane - PDIU shpreh keqardhjen e thellë për rënien në krye të detyrës së heroit të Forcave tona të armatosura Kapiten Feti Bedri Vogli dhe plagosjen e rëndë të N/Tetar Aleksandër Jak Peçi në luftën kundër terrorizmit. Me veprën dhe sakrificën e tyre ata
na kanë bërë të gjithëve borxhli dhe kanë dëshmuar një atdhedashuri të pamatë duke na bërë të gjithëve krenar e mirënjohës.
PDIU i përcjell ngushëllimet më të ngrohta familjarëve të dëshmorit Vogli dhe solidaritetin familjarëve të Nëntetarit Peçi, duke i siguruar që veprat e tyre do të ngelen të paharuara.
PDIU do të përpiqet të ndikojë që familjet e dy heronjve të marrin një shpërblim dinjitoz nga shteti dhe që përcjellja e e kapiten Voglit në jetën e përtejme të bëhet me nderet dhe solemnitetin e duhur. Gjithashtu PDIU zotohet që në të ardhmen do lobojë për rritjen e buxhetin për mbrojtjen në mënyrë që ushtarakët tanë të jenë më mirë të armatosur dhe të përgatitur, të jenë të pajisur me mjetet më moderne të kohës, të kenë trajtim material të krahasueshëm me aleatët tanë si dhe që veteranët dhe familjet e ushtarakëve të gëzojnë mbështetje më të madhe nga shteti. Nder e lavdi për birin e tokës sonë të rënë me nder në fushë të betejes dhe për birin tjetër që po lufton për jetën. Ne sot jemi të gjithë komando!