AKSIONI/ Kapet heroina e klientëve VIP

Tiranë - Gjatë orëve të para të mëngjesit, nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, në vazhdimësi të shumë operacioni antidrogë të realizuara

deri më tani, arritën të sekuestrojnë në kuadër të operacionit të Rrugicat, sasinë prej 1 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe arrestimi e dy, posedues të saj.
Falë një hetimi përreth 6 muaj dhe mirëorganizimit të këtij operacioni, u arrit të kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit:
Fation Xhemal  Kurti, 24 vjeç, banues në Tiranë,
Entel Pëllumb Hyka, 28 vjeç, banuese në Tiranë,
Arrestimi i tyre u realizua dje në mesditë në afërsi të rrugës “Nikolla Lena” në Kryeqyet, ku shtetasit e sipërcituar u kapën në flagrance me disa porcione lëndë e dyshuar Heroinë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fation Kurti ju gjet dhe u sekuestrua sasia prej 1 kg lëndë pluhur e dyshuar narkotikë e llojit Heroinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike e llojit Heroinë, 7 (shtatë) telefona celular të markave të ndryshme, një shumë e konsiderueshme parash e përfituar nga kjo veprimtari.  
Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion,  trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, Zogu i Zi, rruga “Myslym Shyri” në Tiranë si dhe vendet fqinje me Shqipërinë. Lënda narkotike e llojit Heroinë ishte e cilësisë së parë dhe përdorej edhe nga klientë vip, lëndë e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese e porcione. Theksojmë se, ky operacion vazhdon pasi aktualisht po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike Heroinë.
Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit