FOTOT/ Kush janë dy ushtarët shqiptarë në Afganistan

Tirane - BIOGRAFIA - Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi.  Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake, në specialitetin

Artileri Toksore u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më datë 16.07.2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1.06.2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak kariere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje ndryshme si:  
Medalja e Karierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.
Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.
Nga data 16.012012 është dërguar me mison luftarak “EAGLE 4” në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.
Biografia e N/tetar Aleksandër Jak Peci
Nëntetar Aleksandër Jak Peci, ka lindur me 26.09.1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001.
Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më datën16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Special Ujore në Batalionin e Forcave Speciale.
Nëntetar Aleksandër Peci ish te një ushtarak i dalluar për disiplinë dhe moral të lartë në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga eprorët e tij.
Nga data 16.01.2012, nëntetar Peci është dërguar me mision luftarak “Eagle-4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit