MASA/ Vrau babain, gjykata vendos masën arrest me burg

Shkodër - Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për 17 vjeçarin Martin Murraca, i cili tre dite me pare vrau me armë zjarri në banesën e tij, të atin, 42 vjeçarin Sokol Murraca. Akuza kërkoi arrest me burg nën akuzën e vrasjes

me dashje, pavarësisht se në deklarimet e të ndaluarit por dhe të nënës dhe pjesëtarëve të familjes Murraca, arrihej në konkluzionin se viktima në gjendje të dehur  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, mes të cilëve dhe 17 vjeçarit, i cili ka humbur durimin dhe e ka vrarë babanë e tij.

 

Mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e cileësimit të veprës penale, nga vrasje me dashje, në vrasje në kushtet e tronditjes psiqike nga pakujdesia.  17 vjeçari Martin Murraca i ka kërkuar gjykatës arrest në shtëpi, pasi ai ishte fëmija më i madh i familjes dhe mund të kontribuonte në ekonominë e varfër të tyre.

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit