GRABITJET/ Arrestohen 4 persona

Berat – Lezhe - 24 ore nga grabitja ne piken e këmbimit valutor ne qytetin e Lezhës, policia ka vene ne pranga autoret. Mario Gjopalaj dhe Bledar Zefi 21 vjeç janë te rinjtë qe mesditën e se premtes tronditen qytetin e Lezhës.


Te armatosur dhe pa maska ata kane hyre ne dyqanin e djalit te ish prefektit te Lezhës ku nene kërcënimin e armeve kane marre 700 mije leke te rinj dhe 3 mije dollarë. Për identifikimin e te rinjve janë marre ne pyetej rreth 30 persona. Grabitësve iu janë sekuestruar armët por nga paratë e grabitura te te rinjve iu janë gjetur vetëm 18 mije leke pasi pjesa tjetër është shpenzuar prej tyre. Burime pranë policisë tregojnë se te rinjtë kane qene ne efektin e pijeve alkoolike kur kane krye grabitjen. Ne orët e pasdites se vone, policia e Beratit zbardhi ngjarjen dhe arrestoi autoret e grabitjes se një argjendarie, ndodhur ditën e premte ne lagjen Mangalem. Te dyshuarit janë Emiljano Gute dhe Gjino Dule. Ata mësohet se hynë te armatosur ne argjendari dhe mbajtën peng për 15 minuta shitësen, e me pas grabiten 10 milionë leke dhe një sasi floriri. Armët qe përdoren u gjeten ne një nga rrugicat e qytetit, ndërsa bashke me arrestimin policia sekuestroi edhe floririn e grabitur.

 

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit