SEMUNDJA/ Vdes Gaqo Dumka, masakruesi i Liljana Arapit

Tirane - Ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Tiranës,  84-vjeçari,  Gaqo Dumka, i akuzuar për vrasjen horror të Liljana Arapit, natën e 12 gushtit 2011. Dumka ka gjetur vdekjen pas dy javësh qëndrimi në spital. Ai vuante nga probleme kardiake, probleme që i ishin shfaqur ditët e kohët e fundit. Dumka qëndronte që prej muajit gusht të vitit 2011, kur ndodhi edhe ngjarja makabre, në qelitë e burgut të Drenovës, por që prej shfaqjes së problemeve të shëndetit ai ishte transferuar në Tiranë.
Gaqo Dumka është akuzuar për masakrimin e 42-vjeçares Liljana Arapi, krimi makabër i regjistruar në datën 12 gusht ku trupi me kokë, krahë e duar të prera i një gruaje u gjet në vendgrumbullimin e mbeturinave. Policia e Korçës arriti të gjejë të gjitha pjesët e trupit të viktimës të mbështjella në qese plastmase, përveç pjesës së kokës, e cila nuk u gjet asnjëherë e plotë. Masakra e madhe u krye në dhomën e ndenjjes, aty plaku 84-vjeçar kishte fshehur dhe armët e ftohta me të cilat e kishte paramenduar se do ta vriste viktimën me të cilën kishte lidhje intime.

Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit