Berat - Dy persona janë vënë në pranga si të dyshuar kryesorë të ngjarjes së djeshme në një argjendari në Berat, ku u grabitën 5 kg flori. Policia bën të ditur se ka arrestuar shtetasit, Emiljano Gute dhe Gjino Dule nën akuzën e vjedhjes nën kërcënimin e armës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 të ditës së premte në dyqanin në pronësi të Pavllo Sharpës, përgjatë në lagjen `"Mangalem" të Beratit. Dyshohet se Dule e Gute të maskuar me maska dhe me armë në duar kanë kërcënuar shitësen e aregjendarisë duke i vjedhur sende të cmuara në masën e 5 kg. Më pas shitesën e kanë lidhur dhe janë larguar me sendet e çmuara.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë rreth 100 metra larg objektit një kallashnikov të grabitësve dhe një unazë floriri.