Tirane - Një makinë doli nga rruga për shkak të akullit duke i marrë jetën një kalimtari të rastësishëm dhe duke plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit të Korçës.
Sipas policisë, mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Aldi Dervishi, 28 vjeç. Plagë të lehta kanë marrë tre personat të tjerë, Elton Kujtimi, Elinda Kujtimi dhe Larta Xhani.
Korça është qyteti, i cili është prekur më së shumti nga temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e temperaturave të ulta rrugët e qytetit dhe rrethinave kanë ngrirë, duke u bërë kështu shkak për aksidente. Policia ka lajmëruar gjatë gjithë këtyre ditëve për kujdes dhe paisjen e makinave më zinxhirë për shkak të vështirësive të krijuara nga akulli dhe dëbora.
Gjendja e rrugëve në qarkun Korçë, sipas policisë;
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.