ITALI/ Vdes në aksident një 31-vjeçar shqiptar
E mërkurë, 01 Shkurt 2012 11:40
Sanremo - Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident me motor. Sipas mediave italiane, Rrapo Hoxhaj, 31 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij në Sanremo, rreth orës 05:30 të mëngjesit. Mendohet
se si pasojë e shpejtësisë së lartë, Hoxhaj ka humbur kontrollin e mjetit, një motor i fuqishëm i tipit Honda 100.
Si pasojë e përplasjes përtokë, 31-vjeçari ka këputur shtyllën kurrizore, në pjesën e qafës. Sipas ekspertëve, edhe pas përplasjes përtokë të Hoxhajt, motori ka vazhduar ecjen edhe për 30 metër. Ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor dhe policisë nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën 31-vjeçarit nga Shqipëria.
Artikuj te Tjere:
Korçë - 7 gra janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës pasi akuzohen për kontrabandë. Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Turqi-Shqipëri u konstatuan dhe më pas u sekuestruan n
Mamurras - Një 32 vjeçar, nga Mamurasi, u arrestua sot nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me armë uniformat blu dhe kanë qëlluar
Elbasan - Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i kërkuar për plagosje me dashje. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penal
Add comment