Clear

Tirane, Albania

3°C

Clear

Humidity: 70%

Wind: N at 6 mph

NGJARJA/ Përfshihet nga flakët një banesë, shpëton e moshuara

Lezhë - Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Lagjen e Spitalit të qytetit të Lezhës, ku në momentin e rënies së zjarrit brenda në ndërtesë ka qënë vetëm një e moshuar. Sapo kanë parë flakët e zjarrit fqinjët kanë dalë menjeherë duke ndihmuar të moshuarën që të dalë nga shtëpia. Banorët kanë njoftuar zjarrëfikësen, por ka qënë e pamundur të evitohej djegia e plotë e shtëpisë së Anton Preçit.
Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit si edhe shmangien e përhapjes së flakëve nga erërat, në shtëpitë e tjera përreth. Sipas burimeve nga Policia e Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit Lezhë, dyshimet e para hidhen tek e moshuara, pasi nga pakujdesia e saj mund të ketë shkaktuar rënien e zjarrit. Efektivat e zjarrëfikëses jashtë kamerave deklaruan se është e gjashta herë që shuajnë flakët në këtë banesë.
Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se e moshuara vuan nga problem mendore dhe nuk është e vetëdijshme për ato ccfarë bën, madje edhe zjarrëfikëset janë lajmëruar nga komshinjtë, të cilët kanë bërë të mundur edhe shpëtimin e jetës së të moshuares me të meta mendore, e cila jetonte në kushte të vështira dhe tashmë ka mbetur pa strehë.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit