ZBULIMI/ Në fund të Baltikut: “Rruga për në botën tjetër”, një objekt misterioz

Kërkuesit e anijeve të mbytura kanë gjetur në shtratin e detit Baltik një objekt misterioz. Kompania suedeze “Ocean Explorer” e ka zbuluar objektin duke përdorur teknologjinë sonare në një pozicion sekret në detin Baltik. Për shkak të mungesës së fondeve

dhe motit të keq, ata nuk mund ta vëzhgojnë objektin nga afër. Fotot e tyre me teknologjinë sonare treguan se objekti është një cilindër i madh me diametër 60 metra dhe një bisht 400 metra të gjatë.
Rreth 200 metra më larg u gjet një objekt i ngjashëm në formë disku. Fotot e objektit tregojnë ngjashmërinë e tij me anijen “Millennium Falcon” të të famshmit Star Trek. Një nga zhytësit e ekipit, Peter Lindberg, tha se “kemi dëgjuar shumë për historinë e këtij objekti (“Millennium Falcon”), për veçorinë e tij për të çuar në botën e nëndheshme”. Ata po presin përmirësimin e motit dhe mbledhjen e fondeve për të nisur ekspeditën e për të parë nga afër se çfarë mund të jetë brenda atij cilindri gjigand.

 

Artikuj te Tjere:
Tregtia me domain-et po bëhet gjithmonë e më e leverdishme, ndërkohë që vlera e tyre rritet me shpejtësi nga viti në viti. Në vend të parë si domain-i më i shtrenjtë është sex.com, që
Televizioni i së ardhmes mund të jetë një panel i tejdukshëm, i cili ‘zhduket’ kur e fikni, duke mbajtur trendin e një elegance dhe më modest. Teknologjia aktualisht ekziston, edhe pse ësh
Të premten në mëngjes (sot), aksionet e Facebook-ut do të përpunohen për herë të parë në një bursë. Të enjten është caktuar çmimi prej 38 dollarësh për një aksion, që i shumëzuar

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit