EKSPOZITA/ 40 artizanë që sfidojnë papunësinë

Tiranë - Për të bërë sixhade leshi, disa grave u janë dashur orë të tëra pune. Rreth 40 prej tyre që vijnë nga zona e Kukësit, kanë sjellë në një ekspozitë produktet e tekstilit të punuara gjatë muajve të fundit. Ekspozita është fryt i përpjekjes së tyre për t'iu shmangur papunësisë së thellë dhe dëshirës për të ruajtur traditën.
"Ne jemi dy shoqata që jetojmë punojmë aty dhe merremi me gratë. Siç thonë gratë tona që punojnë në artizanat vlera e punës dorës nuk merret kurrë. Tregu dihet që është shumë i vogël. Sidomos në Kukës fuqia blerëse është mjaft e vogël, situate krize", thotë Lumturi Baja, artizane. Mes tyre ka edhe nga ato që i janë rikthyer relizimit të sixhadeve pas 20 vitesh ndërprerje. "Ne punuam për eksport në kohën tonë. Gjatë viteve në vazhdim u ndërpre puna dhe u mbyll. Me iniciativën tonë kemi vazhduar punën", rrëfen Selvie Rexhmati, artizane.
Pavarësisht  vështirësive dhe shpërblimit të pakët që marrin nga puna e tyre,  këto gra shpresojnë se edhe vajzat e reja të nxiten dhe të mësojnë zanatin. "Na vjen shumë keq që kjo traditë e bukur të vdesë. Vajzat ngaqë nuk ka treg shitje e shohin me pesimizëm", vijon Baja. Ekspozita me punime artizanale do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar deri më datë 25 shkurt. /AS/

Artikuj te Tjere:
Tiranë - I jepet lamtumira e fundit koreografit të mirënjohur shqiptar, Agron Aliaj. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 79-vjeçare. Artisti pësoi një aksident në 7 mars ku morri dë
Gjenevë - Maria de Medici e mbante në trup ditën e kurorëzimit si mbretëreshë e bashkëshorte e Henrit VI, në 1610, ndërsa sot ky diamant është blerë nga një person anonim për shifrën re
Shteti amerikan i Teksasit mesa duket ka ekzekutuar një person të pafajshëm për shkak se çështja e tij është trajtuar pa kujdes. Kështu thuhet në një raport voluminoz të përgatitur nga Un

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit