CEREMONIA/ Funerali i Whitney Houston

Funerali i Whitney Houston do të transmetohet live në të gjithë botën, kësisoj, të gjithë fansat e saj të cilët nuk mund të jenë në New Jersey, në një farë mënyre do të jenë me të. Janë Stevie Wonder dhe Aretha Franklin, dy ikona të muzikës botërore

të cilët do të interpretojnë në funeralin e këngëtares e cila u shua të shtunën e shkuar. Revista “People” ka zbuluar një tjetër detaj të kësaj ceremonie, bashkëprotagonisti në filmi “The Bodyguard”, aktori Kevin Costner, jo vetëm do të jetë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së këngëtares, por është i përzgjedhuri për të mbajtur fjalimin e rastit.
Këto janë vetëm pak prej detajeve të momentit që bëhen me dije për funeralin e kësaj të shtune, kur e gjithë bota do të kthejë sytë nga ekrani për të përcjellë një këngëtare të papërsëritshme të muzikës botërore. Whitney Houston ndërroi jetë të dielën e 11 shkurtit, në një hotel në Los Anxhelos, në rrethana ende të paqartësuara. Ajo vuante prej kohësh nga depresioni dhe nga varësia prej substancave narkotike.

 

Artikuj te Tjere:
Tiranë - I jepet lamtumira e fundit koreografit të mirënjohur shqiptar, Agron Aliaj. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 79-vjeçare. Artisti pësoi një aksident në 7 mars ku morri dë
Gjenevë - Maria de Medici e mbante në trup ditën e kurorëzimit si mbretëreshë e bashkëshorte e Henrit VI, në 1610, ndërsa sot ky diamant është blerë nga një person anonim për shifrën re
Shteti amerikan i Teksasit mesa duket ka ekzekutuar një person të pafajshëm për shkak se çështja e tij është trajtuar pa kujdes. Kështu thuhet në një raport voluminoz të përgatitur nga Un

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit