E RRALLE/ Bosi shpërblen punonjësit, ndan zarfin me 16 milionë dollarë

Melburn - Stafi në një kompani autobuzash në Melburn të Australisë ka mbetur i tronditur, jo aq nga lajmi se kompania kishte dale në shitje, por nga zarfat që shperblyen besnikerinë e tyre shumëvjecare. Ken Grenda, zyrtarisht bosi më bujar i Australisë (e mbase i gjithë botës) u dorëzoi punonjësve të tij  zarfa që fillonin nga 9020 dollarë amerikanë për ata që kishin pak kohë me kompaninë e vazhdonin në 32 mijë dollarë amerikanë e deri në 100.000 dollarë amerikanë për ata që kishin shumë vite punë pranë kësaj kompanie.
Pas shitjes së kompanisë së transportit, Grenda ndau me vartësit 16 milionë dollarë nga rreth 424 milionë që u shit kopmpania. "Kemi  punonjës që kanë punuar këtu për 40 apo dhe  50 vjet. Menduam se e meritonin një shpërblim të mirë në fund "- tha Grenda. Pas bonuseve të majme dhe  punonjësit shprehen të tronditur.  Kisha menduar një bonus 50 dollarë a diçka e  tillë por jo kaq të thotë një punonjës. Kompania iu shit agjencisë së transporteve Ventura, pas premtimit se stafi do të ruajë vendet e punës nën administrimin e ri.

Artikuj te Tjere:
Tiranë - I jepet lamtumira e fundit koreografit të mirënjohur shqiptar, Agron Aliaj. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 79-vjeçare. Artisti pësoi një aksident në 7 mars ku morri dë
Gjenevë - Maria de Medici e mbante në trup ditën e kurorëzimit si mbretëreshë e bashkëshorte e Henrit VI, në 1610, ndërsa sot ky diamant është blerë nga një person anonim për shifrën re
Shteti amerikan i Teksasit mesa duket ka ekzekutuar një person të pafajshëm për shkak se çështja e tij është trajtuar pa kujdes. Kështu thuhet në një raport voluminoz të përgatitur nga Un

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit