FILMI/ Përbuzje serbe ndaj Angelina Jolie

Është njëra prej figurave më të njohura dhe më të paguarat në Hollywood. Ajo ka fituar çmime nga shumë OJQ botërore dhe është Ambasadore e Vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara. Cilësohet si grua e mrekullueshme, por serbët “e shajnë”.



Angelina Jolie mund të jetë mirëpritur në shumë vende të botës, të ketë shumë tituj, por kjo nuk vlen për vendet e Ballkanit, sidomos për Serbinë, ku disa media tashmë kanë filluar ta përshkruajnë atë si një propaganduese amerikane që nga të shkon shpërndan “pleh” kundër Serbisë.

Grupet ekstremiste dhe nacionaliste janë shumë të frustruar nga debutimi i fundit i Jolie si skenariste dhe regjisore e filmit “In the Land of Blood and Honey”, që flet për luftën në Bosnje.

Jolie dhe filmi i saj tani janë në qendër të një debati në Serbi, sepse ai ka prekur në një problem politik që i mundon serbët: ndarja me dhunë e Jugosllavisë që nisi në fillim të viteve 1990 dhe shkalla a fajësisë për spastrim etnik që iu dha Serbisë, sidomos në fushatat e tyre ushtarake kundër myslimanëve dhe civilëve kroatë, ka bërë që ata të mos ndihen mirë.

Zëra të njohur të kritikës serbe kanë thënë se tregimi i Jolie për kohën e luftës dhe dashuria në mes të një gruaje myslimane dhe një oficeri të armatës serbe në mënyrë të padrejtë i denigron serbët etnikë dhe direkt e bën atë një film me perspektivë anti-serbe.

Njëri prej atyre që ka reaguar është regjisori Emir Kusturica, që i tha gazetës ditore Blic që filmi i ri i Jolie është një film me “propagandë të Hollywoodit” kundër serbëve. Komentet e tij erdhën pasi tabloidi i Beogradit “Kurir” bëri një intervistë me aktorin e njohur dhe veteran të ish-Jugosllavisë, Bata Zivojinovic – i cili pos që është aktor, është edhe ish deputet i Parlamentit të Serbisë gjatë gjithë kohës së Slobodan Milosevic, të cilin e kishte edhe mik – duke ia dhënë asaj titullin “Angelina është një pleh”.

“Vecernje Novosti”, një tjetër gazetë serbe e cila është e afërt me qeveritarë serbë, ka përsëritur refrenin se Jolie personalisht e ka quajtur këtë pjesë filmike një “film për propagandë politike” dhe thekson se është njëri prej “skandaleve politike e filmike që është bërë në dekadat e fundit në rajon”.

Aktori serb Dragan Bjelogrlic shkruan në këtë gazetë se interpretimi i ngjarjeve nga Jolie është sipërfaqësor dhe thekson se ajo, sipas tij, e ka shkruar skenarin e filmit për gjysmë ore.

“Askush s’e ka parë filmin!”

Por, ka disa serbë që kanë filluar të flasin në mbrojtje të Jolie. Regjisori serb i filmit Stevan Filipovic, filmi i të cilit në vitin 2010 “Sisanje” kishte folur për kontraversitetin e të drejtave të serbëve, është shprehur për këtë. Ai thotë se sulmet ndaj Jolie dhe filmit të saj vazhdojnë dhe janë në një vijë me nacionalizmin dhe radikalizmin serb.

“Kjo është një recetë e vjetër. E kemi parë miliona herë nga nacionalistët”, ka thënë ai për shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Ballkan. “Gjëja më qesharake këtu është fakti që askush nuk e ka parë filmin dhe ata bazojnë opinionet e tyre nga skenat e trilerit. Shumica e tyre ka parë trilerin, por pa e parë atë, ata zgjodhën për ta quajtur filmin anti-serb, sepse kështu janë gjërat në anën tonë”.

Së paku ka edhe një serbo-boshnjak që e ka parë filmin dhe jep një kritikë për të. Dragisa Andric ishte një i burgosur në Sarajevë në qendrën e burgimit Viktor Bubanj gjatë luftës dhe tani është aktivist dhe zëdhënës për viktimat serbe të luftës. Ai e ka përcjellë premierën e filmit në dhjetor në Sarajevë dhe i tha REL se ishte “thellë i prekur” nga filmi.

"In the Land of Blood and Honey" ishte i nominuar për Golden Globe për Filmin më të mirë të huaj. Shkurti do të jetë koha kur ai do të shfaqet premierë në të gjitha vendet e Ballkanit.

Kundërpërgjigjet Anglina: Jeni llum

Edhe bukuroshja e Hollywoodit, aktorja dhe humanistja Angelina Jolie nuk ka lënë pa iu përgjigjur mediave serbe. Më e ashpër ajo ka qenë ndaj gazetës “Kurir”, e cila thuhet se ka dërguar reagim personal në gazetë.

Siç raporton kjo e përditshme, aktorja është zemëruar me këtë gazetë, ndersa ata kanë lëshuar një mesazh të partnerit të kompanisë së tyre në B&H, ku shkruante që do t'i bashkohet iniciativës së Angelinës që të shfuqizohet Republika Serbe si një “krijesë gjenocidale”.

"A është e mundur që i gjithë kombi të besojë në një tregim të imagjinuar të një gazete llumi, që janë bazuar në një e-mail të genjeshtert të personit inekzistent," shkroi Angelina.

Ndërsa kjo e përditshme serbe ka thënë se Angelina mundet vetë të vijë dhe të kontrollojë vlefshmërinë e mesazhit.

"Jo vetëm Angelina, kushdo që dëshiron mund të kontrollojë kompjuterin tim. Mesazhi është i besueshëm ", tha Obrad Bubic, presidenti i Shoqatës së të Internuarve të Republikës Serbe, i cili e ka pranuar këtë e-mail.

 

Artikuj te Tjere:
Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare Donna Summer e njohur si pop divë e viteve 70-80, e kurorëzuar si “mbretëresha e diskos”. Summer ka vdekur nga kanceri, ka njoftuar familja e saj. Duk
Londër - Nga vampirë në diktatorë. Ylli i 'Twilight', Robert Pattinson do të luajë personin që drejtoi 'gjuetinë' për kapjen e diktatorit Saddam Hussein. Filmi titullohet Mission: Blacklist (
Tirane - Pas rrugëtimit në disa festival ndërkombëtare, ndër më prestigjozët në botë, pas premierës botërore dhe shfaqjes në Sarajevë dhe Beograd, e pasi ka shkaktuar jo pak reagim në Se

Comments  

 
#1 2012-01-29 18:23
Bravo Jolie, Ke thene nje te vertete qe nuk e luan as topi, serbet jane dhe do mbeten PLEH.
Quote
 

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit