Mitrovice - Në shenjë proteste për arrestimin e Radisha Vuqiniq serbët lokalë në Zupq e kanë bllokuar rrugën pas orës 13:00. Ata kanë ndaluar një kolonë me makina të KFOR-it ku gjendeshin edhe makina të EULEX-it që po shkonin drejt kufirit.
KFOR e ka shtuar prezencën në këtë pjesë dhe po bisedon me serbët lokalë. Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti e konfirmoi arrestimin e Vuqiniqt dhe tha se kjo ndodhi kur ai shkoi në një zyrë komunale për të rregulluar dokumente. Atij i është caktuar masa prej 48 orësh paraburgim. /indeksonline/