SERBIA/ “Institucionet në veri, shtyllë e ekzistencës serbe”

Beograd - Qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare të këtij vendi do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ka thënë ministri për Kosovën në ekzekutivin serb, Goran Bogdanoviq. Megjithatë, sipas tij, “institucionet serbe janë shtyllë e ekzistencës kombëtare” të Serbisë në Kosovë.
“…andaj, gjithë energjinë duhet investuar në ruajtjen e institucioneve, por është i nevojshëm edhe racionalizimi i tyre, sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në komunat ku nuk jetojnë serbët”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe. Ai ka përsëritur se shteti serb është kundër “referendumit të veriut”, të cilin e kanë planifikuar serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me qëllim “deklarimin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri”.
Dhjetorin e kaluar, strukturat paralele serbe në veri i kanë kushtuar Serbisë me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Artikuj te Tjere:
Prishtinë - Niveli i papunësisë mes të rinjve të moshës nga 15 në 24 vjeç në Kosovë  është 73he 42jo mes personave të moshës nga 25- 54 vjeç. Kështu tregon raporti më i fundit i
Prishtine - Ndaj grave të Zyrës së Kryeministrit është treguar zemërgjerë për 8 Mars Edita Tahiri, por pa prekur në kuletën e saj. Ka prekur në të shtetit. Diku 50 mijë euro është kosto
Prishtine - Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme miratoi Rezolutën mbi përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Deputetëve të PDK-së.

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit