Tiranë - Një përfaqësi nga Lugina e Preshevës viziton sot Tiranën. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, Haxhinasto takohet sot me një përfaqësi të Luginës, ku do të diskutohet për thellimin e komunikimit
me autoritetet shqiptare të Preshevës, veçanërisht mbështetja që qeveria shqiptare jep në fushën e arsimit dhe kulturës. Më pas do të ketë dhe një konferencë shtypi, si dhe delegacioni do të takohet me kryeministrin Berisha.