Prishtine - Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne për 4-vjetorin e Pavarësisë. Duke hapur këto punime, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vlerësoi se në këtë ditë përkujtohen të gjithë të rënët që derdhën gjakun për Kosovën e lirë.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në këtë sallë ishte një akt solemn që përmbushte idealin e shumë brezave. Ky ideal sakrifikoi në rrugën e tij bijë e bija për një kauzë të lartë, sic është Pavarësia e një kombi”, vuri në dukje, Krasniqi.
Njëkohësisht, kryeparlamentari i Kosovës shprehu mirënjohjen për të gjithë miqtë ndërkombëtarë që e ndihmuan në rrugën e saj të sakrificave, sic tha ai. “Kosova e meritonte lirinë, falenderojmë ata që na mbështetën, pasi është derdhur gjakun lumë për këtë Pavarësi. Më 17 shkurt mori emrin e merituar, një emër i shkruar me gjak, ky emër merr përmasat e shenjtërisë që nuk lejohet të preket, se lëndohet historia”, deklaroi Krasniqi, gjatë fjalës së tij.
Në këtë seancë, siç dhe ishte paralajmëruar përshëndeti dhe presidentja, Atifete Jahjjaga, e cila u shpreh se 4 vjetori i Pavarësisë e ka gjetur Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe me 87 njohja nga shtet të ndryshme të botës. Njëkohësisht, në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës nuk mund të mos evidentonte ndër mesazhet e shumta të urimit për këtë ditë dhe mesazhin e SHBA-ve.
“Kremtimi i Pavarësisë e gjen Kosovën shtet sovran dhe të pavarur me njohje nga 87 vende të botës dhe me një rrugë të qartë në proceset demokratike. Ideja jone për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ishte ide humane. Duke shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe kapacitetet si ndërtimi i një shoqërie të re që solli mirëkuptimin për kauzën tonë të drejtë, që ne sot e gëzojmë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavaruar me miqësi të përjetshme me SHBA dhe me rrugën e qartë të anëtarësimit në BE dhe NATO”, u shpreh Jahjaga.
Gjithashtu, në katër vjetorin e Pavarësisë përshëndeti dhe kryeministri, Hashim Thaçi
Sipas tij, 17 shkurti i viti 2008 ishte një ngjarje kulmore për popullin kosovar. “Kosova ka shënuar suksese këto 4 vite dhe synimi ynë është ndërtimi i një Kosove evropiane. Falenderojmë SHBA-në për mbështetjen”, deklaroi Thaçi. Njëkohësisht, kryeministri Thaçi rikujtoi që në këtë katër vjeçar të Pavarësisë së Kosovës, Shqipëria kremton 100 vjetorin e saj të Pavarësisë.
KUVEND/ "Pavarësia e gjen Kosovën Republikë"
Prishtine - Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne për 4-vjetorin e Pavarësisë. Duke hapur këto punime, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi vlerësoi se në këtë ditë përkujtohen të gjithë të rënët që derdhën gjakun për Kosovën e lirë. “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në këtë sallë ishte një akt solemn që përmbushte idealin e shumë brezave. Ky ideal sakrifikoi në rrugën e tij bijë e bija për një kauzë të lartë, sic është Pavarësia e një kombi”, vuri në dukje, Krasniqi.