NDERIMI/ Viktimat e ortekut, sot ditë zie në Kosovë

Prizren - Në Kosovë sot është zi kombëtare, për nder të antarëve të familjeve Reka në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit të cilët gjetën vdekjen pasi mbetën nën dëborë pas rënies së ortekut. Vendimi u mor ditën e djeshme nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe sipas këtij vendimi në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të vendit flamuri i Kosovës do të ulet në gjysmë shtize.
Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, janë pezulluar ose shtyrë për një datë të tjetër. Të shtunën nga një ortek që u rrokullis mbi shtëpitë në fshatin Restelicë humbën jetën 9 persona, ndërsa një vajzë pesëvjeçare u nxorr e gjallë, ndërsa dyshohet edhe për një të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë mbrëmjen e së dielës kërkimet për të zhdukurin e fundit për shkak të motit të keq. Kërkimet rinisin sot, ndërkohë që autoritetet qeveritare nuk kanë përjashtuar rrezikun nga orteqe të tjera në këtë zonë. Kosova është përfshirë nga moti i ftohtë, i cili ka përfshirë edhe shumë shtete të tjera në Ballkan dhe në Evropë.

Artikuj te Tjere:
Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë me shtete që nuk e kanë përfunduar shtet-ndërtimin dhe me konflikte ende të papërmbyllura, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Klubi për
Prishtine - Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon.
Prishtinë - Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fillojë të mendojë për mundësinë e dialogut me serbët e veriut. Ai ka deklaruar se B

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit