SHBA/ Akuzë për terrorizëm ndaj kosovarit

Florida - Prokurorët amerikanë thanë se është ngritur aktakuzë kundër kosovarit me nënshtetësi amerikane, Sami Osmakaq, nën akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë në një komplot të dyshuar të militantëve islamikë.
Associated Press citon Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm SHBA-së, të ketë thënë se se aktakuza ndaj 25 vjeçarit Sami Osmakaq është ngritur të enjten. Ai është arrestuar më 7 janar nga agjentë federalë, pasi autoritetet thanë se ai kishte blerë pajisje dhe armë zjarri nga një agjent i maskuar. Pajisjet ishin çaktivizuar para se të shiteshin.
Zyrtarët thanë se Osmakaq po ashtu është akuzuar për posedim të një arme automatike të paregjistruar. Sipas autoriteteve ai planifikonte të përdorte një makinë bombë dhe armë tjera në një sulm të inspiruar nga islamistët në vende të ndryshme përreth Tampës. Një zyrtar i lartë në Kosovë tha muajin e kaluar se Osmakaq ishte takuar me islamistë radikalë gjatë vizitave në shtetin e tij të lindjes.

Artikuj te Tjere:
Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë me shtete që nuk e kanë përfunduar shtet-ndërtimin dhe me konflikte ende të papërmbyllura, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Klubi për
Prishtine - Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon.
Prishtinë - Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fillojë të mendojë për mundësinë e dialogut me serbët e veriut. Ai ka deklaruar se B

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit