Prishtinë - Nata midis të hënës dhe të martës ishte më e ftohta e këtij dimri. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (ISK), temperaturat më të ulëta janë shënuar në vendet e larta malore minus 22 gradë,
kurse në ultësira kanë arritur deri në ? 20 gradë.
“Temperaturat e natës së mbrëmshme ishin më të ulëtat gjatë këtij dimri, kurse sipas matjeve tona, ditëve dhe javëve në vazhdim do të jenë më të larta”, ka thënë drejtori i ISK-së, Sylë Tahirsylaj. Ai ka thënë se nga e enjtja do të ketë edhe reshje të borës, por jo me intensitetin çfarë ishin reshjet e javës së shkuar.
Sipas një raporti të policisë së Kosovës, të lëshuar para mesditës, të martën, gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente komunikacioni, kurse vetëm në një rast është shënuar një person i lënduar lehtë. Qendra Emergjente ka pranuar persona të cilët kanë ardhur për të kërkuar trajtim shëndetësorë për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga ecjet në rrugë aksidentet rrugore.