KOSOVE/ Lirohet serbi i dyshuar për vrasjen e Zymberit

Prishtine - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se e ka liruar nga paraburgimi personin e arrestuar një ditë më parë, në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, vrasje kjo e kryer më 26 korrik 2011. Sipas zyrtarëve të Eulex-it, arrestimi ishte bërë gabimisht meqë ai nuk ishte personi që po kërkonin dhe se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht.
Arrestimi ishte kryer një ditë më parë në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i tij mbrojtës tha se ai ishte arrestuar derisa po provonte të rregullonte dokumentet e tij peronale në një zyrë në fshatin Çabër i cili banohet nga shqiptarët.
Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë së posaçme të policisë së Kosovës u vra në pritë në afërsi të Zubin Potokut, gjatë një operacioni për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri. Një ditë më vonë ai u shpall hero i Kosovës me dekret të posaçëm të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Hetimet e EULEX-it dhe policisë së Kosovës bënë që të shpallen në kërkim pesë pjesëtarë të komunitetit serb të dyshuar për vrasjen e policit. Edhe pas më shumë gjashtë muajsh rrugët në veri po mbahen të bllokuara nga serbët vendas që kundërshtojnë çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.(voa)

Artikuj te Tjere:
Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë me shtete që nuk e kanë përfunduar shtet-ndërtimin dhe me konflikte ende të papërmbyllura, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Klubi për
Prishtine - Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon.
Prishtinë - Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fillojë të mendojë për mundësinë e dialogut me serbët e veriut. Ai ka deklaruar se B

Add comment


Lajmi i Fundit

© 2003 - 2012 Albanian News Agency

Crime Zone TV

Komentet e fundit